VV: Aktivistët tanë në Vushtrri u kërcënuan me jetë

Aktivistët të Lëvizjes Vetëvendosje! në Vushtrri, organizuan një aksion simbolik kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve të Komunës së Vushtrrisë.
Ata kanë treguar për kërcënime me jetë aktivistët e VV-së.
"Pas realizimit të aksionit, në zyrën e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s, erdhën 2 vëllezërit Drejtorit për Shërbime Publike, i cili ka ndërtuar Restorantin hapësirën publike tek “Ura e Gurit”. Ata kërcënuan publikisht aktivistët e Lëvizjes. Midis fjalëve të tjera kërcënuese thanë se: “biznesin tonë ne e kemi ndërtuar me gjak dhe nëse vazhdoni kështu do t’jua qesim trutë në tokë”, njofton VV.
Por ata kanë thënë se nuk tërhiqen: "Ne Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s në Vushtrri as nuk tërhiqemi nga qëndrimet tona as nuk ndërrojmë rrugë sado kërcënime apo presione të na paraqiten. Ne jemi përcaktuar për qartë dhe drejtë. Ne jemi për të mirën publike dhe atë të qytetarëve, çdo formë qeverisje që i dëmton këto do të denoncohet çdo herë nga ne", thuhet më tej.
Vetëvendosje! ka incizuar dhe publikuar në faqen e saj edhe kërcënimin prej të afërmeve të këtij zyrtari.
https://
Parullat të cilat i mbanin aktivistët e Lëvizjes në dorë ishin:
- Uzurpimi i hapësirës publike tek “Ura e Gurit”, në Vushtrri, i cili është dhe monument i trashëgimisë kulturore, me restorantin e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Sami Istrefi si dhe vjedhja e energjisë elektrike për këtë restorant nga ndriçimi publik.
- Uzurpimi i 500 hektarëve tokë publike për interesa klienteliste.
- Ndarja e 57.000 eurove vetëm për dreka dhe darka për vitin 2013-2014 ndërkohë që 8.500 qytetarë të Komunës së Vushtrrisë marrin ndihmë sociale për shkak se punësimi po bëhet gjithmonë e më i rrallë në Komunën tonë.
- Vjedhja e gjeneratorit të shkollës në Dubovc nga Drejtori i Arsimit.
- Si dhe lënia pa emërtesa e 7 shkollave në Komunën tonë./Indeksonline/