Haga liron Momçillo Perishiqin

Tribunali i Hagës ka hedhur poshtë dënimin me 27 vjet burgim të ish-shefit të shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiq.
Gjykatësi Theodor Meron ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.
Perishiq akuzohej për ndihmesën dhe mbështetjen e vrasjeve dhe veprimeve çnjerëzore në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb, në luftërat pas viteve 1990, transmeton Rel.
Me dënimin e shkallës së parë, në shtator të vitit 2011, atij i janë shqiptuar 27 vjet burgim.
Në aktgjykimin e shkallës së parë, prokuroria nuk është ankuar, duke thënë se dënimi është i pranueshëm, por Perishiq ka thënë se ndihma e tij logjistike për serbët në Bosnjë dhe Kroaci nuk mund të barazohet me ndihmën në krimet e luftës.
Gjykimi i Perishiqit ka nisur në tetor të vitit 2008.
Para disa vitesh, në Beograd ndaj tij janë ngritur akuza se ka qenë spiun i SHBA-së, pasi ishte zënë duke iu dhënë të dhëna të besueshme diplomatëve amerikanë në Serbi./Indeksonline/