E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV Parlamenti ne Kushteuese

Forca e tretë parlamentare në Kosovë, lëvizja Vetëvendosje, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ende pa u bërë një javë, për një vendim të Kuvendit të Kosovës.

Më 20 janar shumica e deputetëve të Kuvendit miratuan mocionin e Partisë Demokratike të Kosovës me 4 pika dhe Vetëvendosje i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të vlerësojë kushtetutshmërinë e pikës së parë të këtij vendimi.

Në pikën e parë thuhet se: “Kuvendi i Kosovës mirëpret marrëveshjet e arritura mes qeverisë së Kosovës dhe Serbisë përmes procesit të dialogut dhe mbështet zbatimin e tyre të tërsishëm”.

Për këtë votuan ‘pro’ 59 Kuvendi nuk mund të ratifikojë marrëveshje ndërkombëtare me 59 vota. Kuvendi i ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare me 2/3 e votave. Kjo është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës

Visar Ymeri
Kryetar i grupit parlamentar, Vetëvendosje deputetë dhe sipas kreut të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, pikërisht kjo është antikushtetuese, pasi për t’u ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare kërkohen votat ‘pro’ nga 2/3 e deputetëve, apo 80 të tilla.

Po ashtu, sipas tij, është shkelur Kushtetuta pasi Kuvendit nuk i është kërkuar t’i ‘ratifikojë’ marrëveshjet por t’i ‘mirëpresë’ dhe ‘mbështesë’ ato.

"Kuvendi nuk mund të ratifikojë marrëveshje ndërkombëtare me 59 vota. Kuvendi i ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare me 2/3 e votave. Kjo është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në këtë drejtim, kjo tendencë për të mos e quajtur 'ratifikim', por 'mirëpritje' dhe 'mbështetje' në zbatimin e tyre, i jep obligim ligjor Kuvendit që të angazhohet në zbatimin e marrëveshjeve. Ndërkohë që është shkelur Kushtetuta pikërisht në faktin se nuk është kërkuar nga Kuvendi që t'i ratifikojë ato marrëveshje dhe pastaj të marrë përgjegjësinë, të themi, juridike, në zbatimin e tyre", deklaron Ymeri.

Shefi i grupit kuvendor të Vetëvendosjes thotë se përmes këtij mocioni të PDK-së u kontrabanduan në Kuvend nga “një deriçkë” marrëveshjet e arritura deri tani me Serbinë në Bruksel.  

Të premten e 20 janarit, pas një debati të gjatë të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, me 59 vota pro, 41 kundër, dhe 1 abstenim u rrëzua mocioni i lëvizjes Vetëvendosje që detyronte qeverinë e Kosovës të vendoste reciprocitet politik, ekonomik e tregtar me Serbinë.

Tashmë, përmes mocionit të ri, parashikohet që qeveria e Kosovës të ketë kompetenca të plota për zbatimin e masave të reciprocitetit me Serbinë dhe për ecurinë e këtyre masave duhet t’i raportojë Kuvendit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›