E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci takim sekret me kreret e partive

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka mbledhur liderët e partive politike me përjashtim të kreut të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja kosovare Mimoza Kusari- Lila, e cila vjen nga radhët e partisë Aleanca Kosova e Re.

Përvec përfaqëusesit nga AKR-ja, në takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala.

Nga ana tjetër, burimet zyrtare nga Vetëvendosje thonë se lëvizja, si subjekti i tretë parlamentar në Kuvend, nuk është ftuar në këtë takim.

Ky takim është mbajtur në një restorant në Prishtinë, larg syve të mediave dhe publikut. Nga burime jozyrtare mësohet se arsyeja e këtij takimi ka qenë arritja e një konsensusi për zgjidhjen e problemit të veriut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›