VV: Po ra Rexhepi, bie edhe Thaçi

Interpelanca e datës 4 prill, kundrejt ministrit të Punëve të Brendshme, sipas Lëvizës Vetëvendosje paraqet një moment me rëndësi në procesin e demaskimit të kësaj Qeverie. Faktet u mundën me numra. Skandalet e njëpasnjëshme që goditën opinionin përgjatë periudhës dyvjeçare, skandale të pambulueshme, kundrejt të cilave pozita në parlament mbeti e heshtur, u synua të mbuloheshin nga votimi mekanik i deputetëve të shumicës.
Lëvizja Vetëvendosje!, këtë interpelancë e pa si një moment më vendimtar për ndryshimet e nevojshme për vendin. Skandalet dhe korrupsioni i dalë sheshit, krijuan moment më rëndësi për të gjithë që të luftohet krimi i organizuar. Dhe arsyeja e thotë që do të duhej të ishim unik, të gjithë, pozitë e opozitë në këtë përpjekje për vendin tonë. Arsyeja e thotë që ministrit Rexhepi do të duhej t'i votohej shkarkimi atë ditë. Ndodhi e kundërta, uniteti i pozitës vajti aq larg në mbrojtje të skandaleve sa që shpërfaqi atë më kriminalen, të vërtetën mbi tërë Qeverinë.
Sipas VV-së, Bajram Rexhepin nuk e lëshon Qeveria të bie, atë nuk e lëshon pozita me numrat e saj. U mobilizua ashtu si diti të mobilizohet për heqjen e reciprocitetit me Serbinë. Pse? Sepse, po ra Bajram Rexhepi e merr me vete edhe Hashim Thaçin./Indeksonline/