Zanfina, për dashurinë e vërtetë

Zanfina Ismaili, pas lansimit të videoklipit "Dy minuta", do të sjellë një tjetër këngë, përcjellë me videoklip.
Për dallim nga paraardhësja, kënga e re trajton temën e një dashurie të vërtetë.
"Kënga bën fjalë për një vajzë që e do shumë të dashurin e saj", ka bërë të ditur Zanfina për mediat në Kosovë.
Ajo beson se mbi fabulën e këngës, imagjinata e regjisorit do të mund të realizojë diçka shumë të bukur. Por pasi që ka shumë angazhime dhe nuk ka mundësi të kontribuoj me ide, skenarin e videos do t'ia beson produksionit.
Ismaili ka konfirmuar se më 28 nëntor do të jetë në Tetovë. /Indeksonline/