E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëllohet me vezë makina e kryeministrit Gruevski

Makina e kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski i cili ndodhej në Tiranë për një vizitë zyrtare është qëlluar me vezë. Ngjarja ka ndodhur disa momente më parë (rreth orës 16:30) teksa kryeministri maqedonas dilte nga Hotel “Sheraton”.

Aktivistë të Partisë Civile kanë pritur këtë moment të kryeministrit duke e qëlluar me vezë makinën ku ndodhej, teksa largohej nga ambientet e Hotel “Sheraton”.

Aktivistët shprehen për televizionin A1Report, se e bënë këtë veprim pasi janë kundër sjelljes së qeverisë maqedonase ndaj shqiptarëve në Maqedoni, transmeton "Shqiptarja.com".

Sipas tyre, shqiptarët atje janë të diskriminuar dhe prej vitesh nuk zbatohet marrëveshja e Ohrit e firmosur në vitin 2001.

Kryeministri maqedoas Nikola Gruevski ishte sot në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare me ftesë të kryeministrit Sali Berisha. Ndërsa incidenti u regjistrua pas takimit që dy homologët zhvilluan në ambientet e Hotel "Sheraton" , ku morën pjesë në forumin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Makina e kryeministrit maqedonas u qëllua me vezë teksa largohet nga këto ambiente./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›