E Diel, 1 Nëntor 2026

Donte të lidhte energjinë për shtëpinë por e zë rryma, vdes 27-vjeçari

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrethin e Shkodrës, ku një i ri ka humbur jetën teksa ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ajo raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të qytetit veri-perëndimor, teksa këto të fundit saktësojnë se ka ndodhur në fshatin Grudë e Re të komunës Rrethinë në Shkodër.

Ndërsa viktima mësohet se është 27-vjeçari Pjetër Mulliri, i cili po sipas të dhënave paraprake të policisë, ishte duke tentuar që të lidhte energjinë për banesën e tij. Por për fat të keq, gjatë atyre çasteve ka humbur edhe jetën. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›