VV në Pejë: Emancipimi vjen përmes angazhimit

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar tubimet e saj për çështjen e emancipimit të gruas. Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje! kanë qëndruar në Pejë dhe kanë diskutuar për angazhimin e gruas.
“Kur vjen puna tek vendimmarrja, gruaja shtypet nga të gjitha anët, sot vetëm 8% e grave që jetojnë në Kosovë kanë pronë private, kurse pothuajse shumica dërmuese e tyre nuk gëzojnë trashëgiminë”, ka thënë nënkryetarja e VV-së Aida Dërguti.
Për rëndësinë e angazhimit të gruas në politikë dhe vendimmarrje ka folur edhe deputeti Rexhep Selimi.
“Jo vetëm përmes angazhimit, por edhe përmes pjesëmarrjes, sepse kur je pjesëmarrës detyrimisht je edhe i angazhuar”, ka theksuar Selimi.
Në takim ka folur edhe përfaqësuesja e sekretariatit të Gruas Aktiviste Etleva Malushaj. “Lëvizja Vetëvendosje! po bën përpjekje të vazhdueshme për ta hapur Sekretariatin e Gruas Aktiviste edhe në qendrat e tjera të saj”, ka thënë Malushaj.
VV këto ditë ka zhvilluar disa takime nëpër qendrat e saj për të biseduar për këtë temë./Indeksonline/