E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV permbys maunen serbe


Pasditen e së mërkurës në afërsi të fshatit Lupç, në rrugën  Besianë-Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje ndërmori një aksion kundër mauneve me mallra të Serbisë.

Aktivistë dhe deputetë të Lëvizjes shkarkuan mallin, i cili ishte prodhim i Beogradit dhe më pas e rrotulluan maunen, për ta bërë të palëvizshme.

Vetëvendosje e konsideron të gabuar dhe të dëmshme tregtinë e lirë me Serbinë.  

“Nuk mund të ketë marrëdhënie tregtare pa patur marrëdhënie politike. E nuk mund të ketë marrëdhënie politike para se Serbia ta njohë Kosovën, gjë që nënkupton së pari një kërkesë falje, së dyti kompesim DoganatMe shqiptarët në Mitrovicën e VeriutThaci: Në veri do të rikthehet rendi dhe ligji BE: Kontrolli i Beogradit, i paparanueshëm të dëmeve të luftës, së treti kthimin e të humburve”, deklaron Vetëvendosje.

Kjo lëvizje ka nisur prej kohësh aksionin “Duaje tënden! Blej Shqip!”, një nismë kundër produkteve serbe që hyjnë në Kosovë dhe që promovon mallrat vendase.

Thaci: Në veri do vendoset rend e ligj

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci deklaroi se Kosova është e pavarur dhe sovrane, ndërsa theksoi se nuk do të ketë ndarje të veriut, por aty do të rikthehet rendi dhe ligji.

Duke folur në një intervistë për "Zërin e Amerikës", Thaci deklaroi se në vend ka bashkëpunim për të forcuar integritetin dhe heqjen e barrikadave nga strukturat ilegale në veri.

"Ajo që thotë Beogradi është pa rëndësi.Duhet të shpërbëhen strukturat ilegale dhe kjo mund të arrihet përmes veprimeve të përbashkëta mes institucioneve të Kosovës dhe ndërkombëtarëve", tha Thaci.

Shefi i qeverisë kosovare theksoi ndër të tjëra se konflikti me kriminelët është i hapur.Po ashtu Thaci deklaroi se qeveria kosovare do të vazhdojë luftën ndajk korrupsionit dhe do të ecë përpara përmes reformave.

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, megjithatë pa incidente. Ndërsa KFOR-i ka hequr telat me gjemba nga pikëkalimi kufitar në Bërnjak,por për shkak të barrikadave kalimi mbetet ende i bllokuar.

Mësohet se barrikadat do të qëndrojnë edhe për pak ditë dhe sipas "Kohës Ditore", pritet që për një aksion tjetër të mundshëm të EULEX dhe KFOR të ketë më parë një konsultim me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaci.

KFOR-i e EULEX-i nuk e shohin çështjen e heqjes së barrikadave vetëm si aksion të organeve të sigurisë. Në këtë mënyrë të dy këta mekanizma ndërkombëtarë i presin që përfaqësuesit politikë të Kosovës dhe të Serbisë të konsultohen me Brukselin për mënyrën se si do të mundësohet qarkullimi i qytetarëve në pjesën më problematike të Kosovës.

Strukturat paralele të Serbisë në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët në pjesën që dominohet nga qytetarët serbë të Kosovës nëpërmjet barrikadave të ndryshme përfshirë muret e betonit, si përgjigje ndaj veprimit të EULEX-it dhe KFOR-it të koordinuar me institucionet e Kosovës për vendosjen e doganierëve në pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Zëdhënësi i KFOR-it, Ralph Adametz, ka thënë se misioni paqeruajtës i NATO-s nuk ka dhënë asnjë ultimatum për heqjen e barrikadave. 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Prishtinë, Limaj sërish në prokurori
Deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj është paraqitur të mërkurën në Prokurorinë Speiciale, për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve mbi dyshimet për shpërdorim detyre gjatë kohës që menaxhonte Ministrinë e Transporteve.
Vetëvendosje: Kushtetuesja i hapi rrugë shtetit policor
Lëvizja Vetëvendosje reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj kërkesës së Qeverisë lidhur me sqarimin e çështjes së imunitetit të deputetëve.
Bregu i Fildishtë njeh Kosovën
Bregu i Fildishtë është shteti i 84 që e ka njohur Republikën e Kosovës. Kosovë, gati drafti për zgjedhjen e Presidentit

Komisioni për Amendamentimin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës miratoi  me shumicë votash draftin e parë të ndryshimeve kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e Presidentit.
Limaj, i hapet rruga arrestimit
Me kërkesë të qeverisë së Kosovës, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën nëse deputetët gëzojnë imunitet nga ndjekja penale.

Lajmet kryesore

SHBA, presion Tiranës për Iranin
Clinton: Anuloni marrëveshjet me Teheranin
Beteja e humbur me korrupsionin
PE: Qeveria, presion TCH me piramidën
Berisha: Greqia të mbahet në eurozonë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›