Tirane ndryshon sheshi Skenderbej

Bashkia e Tiranës nis punimet në sheshin Skëndërbej për ta rikthyer atë në gjendjen e mëparshme.
Mundimi i qytetarëve në trafik pas projektit të parë, për një shesh pa makina dhe dedikuar vetëm këmbësorëve, ka shkuar dëm.
Projekti që i përkiste bashkisë së drejtuar nga Edi Rama nuk do të ekzistojë më si i tillë, ndërkohë që do të nisin punimet për të shtruar sheshin dhe për t’ia kthyer atë sërish automjeteve.
“Aktualisht po punohet për të bërë sistemimin dhe asfaltimin, si dhe gjelbërimin e sheshit. Asfaltimi do konsistojë në rrugët ku do kalojë trafiku, pastaj do të jetë sheshi dhe në të gjitha rrugët hyrëse do ketë shenja sinjalistike për transportin urban dhe privat. Gjelbërim do ketë vijimi i sheshit dhe pjesët që nuk kanë të bëjnë me trafikun”, ka deklaruar Taulant Zeneli, drejtor i Shërbimeve në bashkinë e Tiranës.
Sipas Zenleit, këto punime kanë të bëjnë me ndërhyrje emergjente, pasi inxhinierët po shqyrtojnë mundësi të reja për ndërhyrje afatgjata, c’ka tregon qartë se nuk do të zbatohet plani i mëparshëm për të cilin u realizuan disa konkurse.
Tashmë duket se do të kemi edhe disa konkurse të tjera, si përsa i përket projektit të ri, ashtu dhe realizimit të tij.
Më herët gjatë muajit bashkia e Tiranës nisi nga e para konsultat për hartimin e planit urbanistik të kryeqytetit, ndonëse një i tillë ishte tashmë i përgatitur dhe kishte ngjallur debate forta ndërmjet bashkisë dhe Ministrisë së Punëve Publike, c’ka bëri që mos të kalonte provën në Këshillin Rregullues të Territorit të Republikës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Dhunohet Top Channel!
Polica bashkiake në vend që të pengojë ndërtimet pa leje, bëhet palë me abuzuesit të cilët ndërtojnë në një pronë private të kontraktuar me qira nga Top Channel me Ministrinë e Ekonomisë tek ish-ambientet e Kinostudios Shqipëria e Re, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave. Taksa e paligjëruar e arsimimit
Xhovani Shyti - Hapja e dyerve të sistemit shkollor parauniversitar, përpara mijëra prindërve ka ngritur pyetjen nëse do ta paguajnë edhe këtë vit taksën e paligjshme prej dhjetë mijë lekësh? Sepse ka disa vite radhazi që kjo taksë e pashpallur, pra e paligjëruar, u zhvatet prindërve, duke vënë në sedër fëmijët, edhe pse e drejta e arsimimit në nivelin shkollor parauniversitar, ligjërisht është falas. Bulqizë, minatorët vijojnë grevën
Ka hyrë në ditën e dyte greva e urisë të 10 minatorëve te Bulqizës. Kjo eshte greva e dytë e urisë që minatorët organizojnë këtë herë në një lokal në hyrje të minierës së kromit në Bulqizë. Shqip - Çfarë po ndodh në Bulqizë?
Drejtori i minierës së Bulqizës, Medat Zogu ka deklaruar në emisionin “Shqip”, në Top Channel, se pas veprimeve të sindikatës ka interesa personale. Negovani, një histori e harruar
Një histori e harruar, me simbole të shkatërruara, figura kombëtare të braktisura, monumente të shpërfytyruara si refreni ku shteti shqiptar po mbështet themelet e tij të vjetra e të reja. Politika vasale me fqinjë që shtrinë e tërheqin këmbët sipas dëshirës, me varreza ushtarësh, kisha ilegale e eshtra të grabitura.
Lajmet kryesore
SHBA, presion Tiranës për Iranin
Clinton: Anuloni marrëveshjet me Teheranin
Beteja e humbur me korrupsionin
PE: Qeveria, presion TCH me piramidën
Berisha: Greqia të mbahet në eurozonë
Thaci: Në veri do të rikthehet rendi dhe ligji