E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhen nga lartësitë, vetëvriten dy të moshuar

Dy të moshuar nga Vlora i
kanë dhënë fund jetës duke
u hedhur nga lartësitë dje në
orët e para të mëngjesit. Rasti
i parë është shënuar në lagjen
"Partizani" të qytetit bregdetar,
ku 66- vjeçari Sihat Hamzo
është hedhur nga kati i tretë i
pallatit ku banonte. Menjëherë
të afërmit e kanë transportuar
për në spitalin rajonal të qytetit
të Vlorës, ku i është nënshtruar
një ndërhyrjeje kirurgjikale, por
dëmtimet e shumta që ka pësuar
në kokë, kanë bërë që i moshuari
të ndërronte jetë rreth orës 06.00
të mëngjesit. Rasti i dytë është
shënuar në lagjen "Lef Sallata",
ku 62-vjeçari Abaz Arapi ka rënë
nga tarraca e pallatit ku jetonte,
nga një lartësi prej pesë katesh.
Të afërmit pohuan për policinë
se viktima kishte shkuar për të
riparuar antenën, por fqinjët e
tyre, dëshmitarë të ngjarjes, janë
shprehur se 62-vjeçari kishte
kryer vetëvrasje. Burri kishte qëndruar
disa minuta me fytyrë nga
rruga dhe më pas është hedhur
nga tarraca, duke gjetur vdekjen
e menjëhershme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›