Vajza argjentinase do të martohet me vrasësin e së motrës binjake (FOTO)
Argjentinë- Një 22-vjeçare argjentinase ka rënë dakord të martohet me njeriun e dënuar për vrasjen e motrës së saj binjake, dy vjet më parë.
Edith Casas këmbëngul se Victor Cingolani nuk e ka vrarë motrën e saj, një model me të cilin ajo gjithashtu kishte një marrëdhënie.
Cingolani u dënua për vrasjen e Johana Casas dhe është dënuar me 13 vjet burg në qytetin e Truncado Pico.
Çifti tha se kanë në plan të martohen të premten në burg në provincën jugore të Santa Kruz, për të shmangur vëmendjen e mediave.
Cingolani është raportuar t’i ketë thënë mediave argjentinase se marrëdhënia e tij me Johana ishte “e rastësishme”, por se ai ishte “i dashuruar” me Edith-in.
“Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe ajo nuk është xheloze”,- citon gazeta argjentinase “Clarin”. ”Ne gjithmonë flasim për Johana-n, për mënyrën se si ajo ishte”,- tha ai.
Edith do të martohet me vrasësin e së motrës
Edith pohon se është dënuar padrejtësisht Cingolani, duke thënë se ai është “një djalosh i cili nuk do të dëmtonte as një mizë”.
Nëna e tyre, Marcelina del Carmen Orellana, tha se ishte e qartë për atë se Edith-i ishte “e sëmurë psikologjikisht”. Babai i saj, Valentin Casas, i tha ‘Clarin’ se nuk duan ta shohin vajzën e tyre. Rrethanat e sakta të vrasjes së 19-vjeçares, Johana Casas ‘, në korrik 2010, mbeten një mister.
Joana Casas…e vrarë me dy plumba
Trupi i modeles u gjet me dy plagë plumbash në një fushë. Një njeri i dytë, Marco Diaz, i dashuri i Johana-s në kohën e vrasjes së saj, është në pritje të gjykimit të ngarkuar me vrasjen e saj.
Dorina Bilbili/IDEA/