E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e Kryeministri u kunderpergjigjet akuzave te PS

Argita Berisha Malltezi akuzoi sot lidershipin socialist se po përpiqet  të përdor veprimet e saj të bazuara në ligje për të justifikuar veprimet e tij të paligjshme.
Përmës një deklarate për shtyp vajza e Kryeministrit sqaroi dhe njëherë tjetër sulemt e ardhura nga PS për pasurinë e saj dhe për korrespodencën me biznesmenin Ansar.
“Jua përsëris dhe një herë që standartet e mia të transparencës dhe respektimit të ligjit gjatë aktivitetit tim dallojnë si dita me natën me ato tuajat dhe sa më shumë përpiqesh të shpëtosh duke i krahasuar aq më i pabesueshëm dukesh para publikut. Z Rama tarifat e punës sime si avokate unë i kam patur publike dhe në përputje të plotë me ligjin e avokatisë” deklaroi Argita Malltezi.
Por nga ana tjetër, ajo i kërkoi kryetarit Rama që të bëjë publik burimin e 100 milionshit të huasë pa interes të Lindita Bashës si dhe të gjitha faturat e investimit prej 1 milion euro në pallatin pesë katësh të familjes së saj, tatimet e paguara për to dhe transaksionet bankare për financimin e tij.
“Zoti Rama unë për kohën që kam ushtruar avokatinë çmimin e shitjes së tokës private tek te interesuarit ua kam njoftuar haptas sipas kërkesave të pronarit privat, pa detyruar asnjeri të blejë apo të mos blejë, siç demonstron dhe korrespondenca të cilën ti keqlexon dhe pa cenuar asnjë interes private  të ndokujt. Kurse ju zoti Rama në emër të nenit 62 të ligjit të urbanistikës i anulluat lejen e ndërtimit familjes Frashri dhe i dhatë në po të njëjtin vend leje ndërtimi në sheshin e pallateve bashkëshortes suaj, në shkelje flagrante të po të njëjtit nen”, theksoi ajo. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›