Australian Open orteku Sharapova nuk di te ndalet

Maria Sharapova kapërceu me lehtësinë më të madhe pengesën e quajtur Kirsten Flipkens, duke arritur në çerekfinale në Melburn.
Rusja bëri të vetët dy setet me rezultatin 6-1 e 6-0, duke fituar 12 gejme radhazi dhe është tenistja femër më e suksesshme deri tani në Australian Open. Ajo ka fituar dy herë radhazi 6-0 e 6-0 dhe pastaj eleminoi fare thjeshtë emrin e madh, Venus Uilliams.
Gjithsesi, belgia Flipkens luftoi fort në setin e parë duke u dorëzuar vetëm pas 43 minutash.
Në çerekfinale, Sharapova do të luajë ndaj ruses tjetër, Jekaterina Makarova. Kjo e fundit fitoi përballjen ndaj gjermanes Anzhelikë Kerber duke shkaktuar një të papritur. Makarova, numri 19 në botë, triumfoi 7-5 e 6-4 ndaj Kerberit që është në vendin e pestë.
Duke vazhduar tek femrat, kemi kinezen Li Na e cila kaloi në çerekfinale pas suksesit ndaj gjermanes Julia Gërges. Kampionia e parvjetshme e Rolan Garosit vuajti pak ndaj 24-vjeçares para se të fitonte 7-6 e 6-1.
Për meshkuj, spanjolli Ferrer nuk lejoi asnjë tronditje duke fituar përballë japonezit Nishikori. Numri 4 i turneut i mori setet 6-2, 6-1 e 6-4 pas 2 orësh e 10 minutash. Nishikori pati probleme dëmtimi në gju, një faktor më shumë për eleminimin.