E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident me vdekje ne aksin Fier-Patos

Një aksident me një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur  në rrugën Fier-Patos vendin e quajtur “Kështjella”. Nga policia lokale bëhet e ditur se një makinë ka dalë nga rruga duke humbur kontrollin dhe është përplasur më një shtyllë betoni në anë të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri Rifat Resuli dhe kanë mbetur të plagosur djali i tij që po drejtonte makinën dhe gruaja e tij. Këta dy të fundit janë transportuar në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet  shkak i aksidentit humbja e kontrollit të mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›