Vajza e gruas së masakruar: Prindërit me depresion, s’e di në do e fal babain
TIRANE - "Nuk e di nëse do e fal babain...Dua të di nga ai vetëm se pse e bëri krimin...” janë fjalët që rrëfen vajza e 46-vjeçares, Valbona Çarçanit, e cila dy ditë më parë u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj, 48-vjeçari, Genci Çarçani. Është vetëm 20-vjeçe dhe duhet të përballet që në këtë moshë me një tragjedi që ka mbërthyer familjen e saj. Nga tronditja dhe dhimbja nuk e di akoma se çfarë do t`i thotë babait të saj kur ta takojë pas masakrimit të nënës së saj. “Nuk e di se çfarë do t`i them”, rrëfen Giorgia për “Gazetën Shqiptare”. Ajo tregon se nëna dhe babai i saj vuanin që të dy nga depresioni, duke e cilësuar si një akt çmendurie vrasjen e nënës së saj, Valbonës nga babai. Girogia kujton momentin e fundit që ka kaluar me nënën e saj, para pak minutash se të ndodhte ngjarja. “Na përcolli edhe mua, edhe motrën tek dera me një buzëqeshje në fytyrë. Kështu duam ta kujtojmë nënën tonë”, pohon Girogia. Ndërsa motra e saj, Barbara, e cila është edhe më e vogël, 18 vjeç, duket edhe më e tronditur nga krimi. Të dyja motrat, tashmë pa nënën e tyre dhe me babain e arrestuar, ndonëse ende janë të tronditura, ato duket se e kanë të qartë se jeta vazhdon. “Ne duam të dimë vetëm se çfarë ka ndodhur”, pohon Giorgia, vajza më e madhe e familjes.
Ku ishit kur ndodhi krimi?
Kam qenë në udhëtim për çështje pune, ndërsa motra ime ka qenë në punë. Nuk është e vërtetë që ne ishim në plazh.
Ju përcolli nëna juaj në mëngjes?
Po, si gjithë ditët e tjera na nxori tek dera dhe na përcolli me buzëqeshje. Ne këtë duam të mbajmë mend nga nëna jonë, duam ta mbajmë mend të buzëqeshur.
Ju e dinit që nëna juaj atë ditë do takonte babain tuaj?
Nuk e dinim se do të ndodhte diçka e tillë, sepse nëse do e dinim se babai do takonte nënën tonë dhe do ndodhte kjo që ka ndodhur ne kurrë nuk do e linim nënën që të dilte atë ditë dhe të takonte babain.
Pse thoni që nëse do e dinit se do takonte babain nuk do e linit, kanë pasur konflikte edhe më parë prindërit tuaj?
Ne kemi jetuar në Itali si familje dhe jemi kthyer dy vite më parë për të jetuar në Shqipëri. Nëna dhe babai patën konflikte dhe debate si çdo çift tjetër derisa u divorcuan. Ata të dy nuk kanë pasur konflikte të tilla asnjëherë më parë.
A është e vërtetë që prindërit tuaj grindeshin kohët e fundit me njëri-tjetrin, sepse nëna nuk donte që babai t‘ju takonte juve?
Jo, nuk është fare e vërtetë një gjë e tillë. Nëna e linte babain të na takonte gjithmonë, një herë në javë siç e kishte përcaktuar vendimi i gjykatës dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte mes tyre.
Ju ishit në dijeni të konflikteve mes prindërve tuaj. Cili ka qenë motivi i krimit sipas jush?
Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur atë ditë, sepse nuk kemi qenë këtu. Mua më morën në telefon dhe më thanë se çfarë kishte ndodhur. Nuk u besoja veshëve, akoma nuk e besojmë se çfarë ka ndodhur. Por, nuk e di se pse ka lindur konflikti atë ditë. Ne dimë të themi që prindërit tanë prej disa kohësh vuanin nga depresioni dhe kishin probleme mendore.
Sa kohë kishin me probleme mendore?
Të gjithë e dinë që ata kanë pasur probleme mendore dhe që merrnin edhe ilaçe për depresionin. Ne mendojmë se çdo gjë ka ndodhur në një moment çmendurie, sepse nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
E keni takuar babain tuaj?
Jo, akoma nuk e kam takuar, sepse deri tani nuk na kanë lënë për ta takuar.
Cila ishte pyetja që do i bënit babait tuaj në momentin e parë që do e takonit?
Nuk e di se çfarë do t‘i them, por dua të di se pse ndodhi e gjithë kjo histori.
Do e falnit babain tuaj?
Në këto momente unë nuk e di se çfarë do bëj, por nëse do e falja apo jo, varet nga ajo që ai do më thotë për shkakun se pse e bëri krimin.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)