Fushë-Krujë, mbytet në lumë një 12-vjeçar
FUSHE-KRUJE - Një 12-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në liqen. Ngjarja është shënuar në fshatin Bubq të Fushë-Krujës.
Sipas policisë, Klevis Doda ka qenë duke u larë me shokët në liqenin e zonës dhe është zhytur në ujë, por nuk ka mundur më të dalë prej andej. Pasi kanë parë se i mituri nuk po dilte, bashkëmoshatarët e tij kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje duke nisur kërkimet për gjetjen e trupit.
Në kërkime janë bashkuar edhe banorët e zonës. Nxjerrja e trupit do të mundësojë zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 12-vje]arit, nëse ajo është shkaktuar nga pamundësia për të notuar apo nga ndonjë problem i mundshëm në zemër.
(er.nu/BalkanWeb)