10 milion lekë gjobë Ballës, gjykata: Shpifi ndaj dhëndrit të Berishës
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dënuar deputetin socialist Taulant Balla me 10 milion lekë gjobë në procesin gjyqësor me dhëndrin e kryeministrit Sali Berisha me argumentimin shkaktim dëmi ndaj tij.
Jamarbër Malltezi kishte paditur Ballën për shpifje teksa gjykata ka pranuar padinë e tij.
Vendimi është dhënë sot pas 16 seancave gjyqësore në Gjykatën e Tiranës. Të premten e shkuar gjykatësja Vjosa Zaimi nga 20 milion në kërkesë padinë e Malltezit ka pranuar një dëmin me gjysmën e vlerës.
Kjo nuk është hera e parë që deputeti socialist Taulant Balla paditet dhe gjobitet nga familjarët e kryeministrit.
Pak kohë më parë deputeti Balla deklaroi se vajza dhe dhëndri i kryeministrit kanë përfituar shuma të mëdha parash, ndërsa sipas tij nuk kanë deklaruar burimin e tyre. Kjo u cilësua si shpifje nga Malltezi, i cili ngriti padi në gjykatë.