E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajza e presidentit rumun, ‘pro’ pavarësisë së Kosovës

RUMANI- Rumunët kanë filluar të ndryshojnë qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës. Nga 33 deputetë rumunë në Parlamentin Europian 17 prej tyre kanë votuar pro rezolutës që u miratua një ditë më parë, ku u bëhet thirrje 5 vendeve të BE të njohin pavarësinë e Kosovës.

Eurodeputetja Elena Basescu, e cila është e bija e presidentit rumun, Traian Basescu, ishte në mesin e deputetëve rumunë që e kanë votuar këtë rezolutë, shkruan gazeta rumune ‘Gandul’.

Por, në një prononcim të mëvonshëm për gazetën ajo është shprehur se ishte një gabim teknik.

Presidenti rumun, Traian Basescu, ka deklaruar disa herë se Rumania nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, përsa kohë mos ketë marrëveshje për këtë pikë mes Prishtinës dhe Beogradit.
(el.me/NEWS24/BAlkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›