E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mjeshter i Madh" per ikonat e regjise shqiptare

Regjisoret e njohur te skenes dhe filmit shqiptar Vera Grabocka, Pali Kuke, Vladimir Prifti dhe Albert Minga, u nderuan nga presidenti Bamir Topi me urdhrin "Mjeshter i madh". Vleresimi shoqerohej me motivacionin "Per kontributin e vyer te dhene pergjate karrieres se gjate ne fushen e kinematografise dhe televizionit", duke realizuar mjaft filma dhe programe cilesore per publikun shqiptar. Ne kete aktivitet merrnin pjese personalitete te artit e kultures, aktore, regjisore, kineaste, miq e familjare. Ceremonia zyrtare e dekorimeve, e zhvilluar ne mjediset e Presidences, nisi me ekzekutimin e himnit kombetar dhe leximin e dekreteve perkatese, ku Kryetari i Shtetit u dorezoi dekoratat personaliteteve te shquara te artit, duke nderuar me Urdhrin "Mjeshter i Madh". Regjisorja e mirenjohur e skenes shqiptare Vera Grabocka, mes emocionesh te shumta dhe falenderimesh pa fund, u shpreh: "Eshte nje moment shume i vecante i jetes sime! Do te doja qe per here te pare ne menyre publike te falenderoj njeriun tim shume te vecante, qe me ka komplimentuar me qindra here dhe une nuk kam patur asnjehere rast ta falenderoj ne menyre publike. Eshte Timo Flloko, eshte bashkeshorti im, qe me eshte gjendur gjithmone afer. Sot nuk do isha kjo qe jam ne qofte se ai nuk do te me kishte mbeshtetur tere jeten time. Faleminderit Timo!". Ndersa, regjisori Vladimir Prifti ne fjalen e mbajtur pas ceremonise se dekorimit theksoi: "Keto lloj cmimesh, keto lloj titujsh, keto lloj urdhrash, konsiderohen pika kulmore ne jeten e njeriut. Nuk do t'i harrojme ato vite kur kemi punuar bashkerisht dhe kur kemi unifikuar pasionet tona ne adrese te nje arti qe mendojme se ka lene gjurme". Duke shprehur dhe nje sugjerim te tijin me kete rast, duke vleresuar dhe institucionet ku ka punuar, regjisori Prifti vuri ne dukje se: "Institucionet ku kam punuar, ne Televizionin Publik, apo ne Kinostudio, apo ne Teatrin Kombetar, vazhdojme t'i kemi po ato ndertesa, vazhdojme te kemi po ate gjendje dhe kjo gjithmone me ka shqetesuar, si individ, si njeri, si dashamires i artit. Jeta e mepasme le te jete edhe ne interesa qe ky art te shikohet me me dashuri, pra per sa i perket televizionit, filmit e teatrit". Nderkaq regjisori Albert Minga, pohoi se: "Te them qe jam i lumtur eshte pak. Une do te shfrytezoja rastin qe sic e dine te gjithe, profesioni i regjisorit eshte i tille qe puna e tij eshte e lidhur me shume komponente te tjere, shume te rendesishem, pa prezencen dhe pa kontributin e tyre nuk do te kishte asnje vlere!". Regjisori Pali Kuke, shprehu se "Ne kete dite te vecante do te respektoj ate plejade te shkelqyer aktoresh me te cilet pata fatin te punoj! Eshte kenaqesi e jashtezakonshme te kujtoj besimin qe ata paten, dashurine qe dhane, emocionet dhe gjithe temperamentin dhe gjithe artin e tyre, pjese e se ciles eshte sot cmimi im".

Regjisorja Vera Grabocka, me motivacionin:

"Regjisores dhe producentes se mirenjohur te televizionit, qe me talentin dhe karakterin novator solli ndryshime cilesore ne spektaklin televiziv, duke e orientuar drejt vizionit perendimor etik dhe estetik e njeherazi promovoi fuqishem kulturen kombetare dhe artistet e rinj".

Regjisori Vladimir Prifti, me motivacionin:

"Regjisorit te mirenjohur qe me vepren e tij ka dhene kontribut te rendesishem ne persosjen artistike te filmit shqiptar, duke e sjelle ate ne nivele bashkekohore dhe me permbajtje thellesisht kombetare".

Regjisori Albert Minga me motivacionin:

"Regjisorit te mirenjohur me kontribut te rendesishem ne krijimin dhe zhvillimin e programeve artistike ne RTSH, nepermjet realizimit te dhjetera emisioneve, programeve, spektakleve dhe filmave televizive si dhe te nje sere filmave artistike e shfaqjeve teatrale".

Regjisori Pali Kuke me motivacionin:

"Personalitetit te mirenjohur te televizionit me kontribut te rendesishem ne zhvillimin e filmit dhe spektakleve televizive si dhe ne pergatitjen e brezave te rinj te artisteve televizive".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›