E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e sulmuar me acid:Dyshoj se autori ishte i paguar

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit Sulmi me acid mëngjesin e djeshëm TIRANE- “Kam dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të punës. Duke qënë se jam menaxhere kam shkarkuar shumë persona nga puna. Dhe mendoj se dikush ka paguar për të më qëlluar”.
 
Është kjo dëshmia e 27-vjeçares Vilma Dule. Disa orë pas ngjarjes forcat e policisë të seksionit të Krimeve të Rënda kanë marrë në pyetje 27-vjeçaren në dhomën e reanimacionit ku ajo ndodhet.
 
Mëngjesin e djeshëm 27 vjeçarja u sulmua me acid në fytyrë në hyrjen e pallatit të saj, përballë fakultetit të Inxhinieri Ndërtimit.

E pyetur për ngjarjen, Dule ka rrëfyer se nuk ka arritur të njohë agresorin. “Nuk e njoh personin që më sulmoi. Ishte herët në mëngjes dhe unë po dilja nga banesa për të shkuar në punë. Isha bashkë me kushërirën time. Në momentin që zbritëm shkallët na u afrua me shpejtësi një djalë.

Ai nuk tha asnjë fjalë, por më hodhi një shishe me acid në fytyrë.

Lëngu më ra në fytyrë, në krahë dhe në kraharor. Ulëriva dhe dolën banorët e pallatit, të cilët më ndihmuan duke më hedhur ujë. U njoftua policia dhe erdhi ambulanca, e cila më shoqëroi këtu”, mësohet të ketë treguar 27-vjeçarja.

E pyetur për dyshimet e saj, Duke ka pohuar se motivi mund të jetë profesioni si menaxhere.
 
“Janë bërë disa lëvizje të ndryshme në punë dhe dyshoj se kjo ngjarje është e lidhur me këtë fakt. Atë djalin nuk e njoh dhe nuk është punonjës tek kompania, ku unë punoj. Por nëse e shikoj mund ta identifikoj”, përfundon rrëfimi i 27-vjeçarja.

DESHMIA E KUSHERIRES
Kushërira e 27-vjeçares mohon në mënyrë kategorike që ngjarja të ketë të bëjë me ndonjë lidhje dashurie. “Nuk jemi ne ai lloj niveli dhe nuk ka lidhje fare kjo ngjarje me të dashurin. Ju lutem të largoheni dhe të vazhdoni punën tuaj. Nuk duam që të merreni me këtë ngjarje”, shprehet kushërira e Vilma Dules.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›