E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajzat drejt profesioneve, aktivitet në Shkollën Profesionale Teknike në Korçë

“Nga ideja tek dizajni” ky ishte aktiviteti i zhvilluar nga shkolla profesionale teknike Korçë në bashkëpunim me disa shkolla 9-vjeçare, në kuadër të Ditës së Vajzave. Një takim kreativ që bëri bashkë talentin dhe bashkëpunimin, ku grupet e vajzave punuan së bashku me nxënësit e drejtimit TIK për të krijuar postera me mesazhe frymëzuese mbi rolin dhe suksesin e vajzave në profesion.

“Ne jemi nxënëset e shkollës “Sevasti Qiriazi” dhe sot do prezantohemi me temën “vajzat shqiptare në IT” me të cilën duam të përcjellim mesazhin dhe forcën e vajzave shqiptare në fushën e teknologjisë”, deklaroi Ilda Agolli, koordinatore e projekteve.

Vajzat ndanë idetë dhe mesazhet që synuan të përcjellin përmes punimeve të tyre

Sipas drejtores së shkollës, aktivitete të tilla synojnë fuqizimin e vajzave për të zgjedhur profesionin që dëshirojnë, pa u ndikuar nga stereotipet gjinore.

“Nëpërmjet këtij aktiviteti duam të tregojmë fuqinë e profesionit jo vetëm n ë rajonin tonë por edhe më gjerë. Duke u fokusuar kryesisht te vajzat të cilat mundtë jenë pjesë e çdo profesioni”, u shpreh Anxhela Taho,  drejtore e shkollës profesionale teknike Korçë.

Ky aktivitet solli një tjetër shembull se si edukimi dhe kreativiteti mund të shërbejnë si nxitje për barazi dhe zhvillim në shoqëri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›