E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajzat e gjimnazit

Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 14:42

Pas suksesit të filmit të parë, vajzat e prapa janë kthyer përsëri më argëtuese se më parë! Xho, një vajzë bukuroshe e fillon vitin e fundit të shkollës në një vend të panjohur dhe menjëherë thyen rregullin e saj për të mos u përzier me vajzat e tjera. Kur ajo sheh vajzën më popullore të shkollës që keqtrajton një tjetër, nuk i rrihet pa u ngatërruar dhe kështu fillon “lufta” që do të përfshijë gjithë studentët...

Kjo komedi e re dhe sharmante është vlerësuar si ana e errët e komedisë sociale Heathers, e cila i përshtatet një audience të re. Po ashtu në të mund të shihen anë nga karaktere të ndryshme të Disney Channel, ku spikat e reja dhe e talentuara Lindsay Lohan. Shkrimtarja dhe drejtuesja e Saturday Night Life Tina Fey ka shkruar skriptin që i ka dhënë material gjallërues.

Sido që të jetë, kërkon të jetë vetvetja në fund, duke arritur standarde të reja me imazhet mahnitëse. Gjithashtu vërehet një manipulim me teknikat plastike nëpër fytyrat e aktorëve, gjë që e bën edhe më tërheqës.

Sa i përket skenarit, vërehet një kohezion narrative dhe funksionon më mirë nga skena në skenë sesa si tërësi. Vajzat janë si një grup skeqbërësisht të lidhura nga tema kryesore. Por ndërkohë, vërehet ajo prurja e karaktereve që do mund të karakterizoheshin si vajza të gjimnazit.

Mean girls 2:
VITI I PRODHIMIT: 2011 ZHANRI: Komedi, KOHEZGJATJA: 93 min, REGJIA: Melanie Mayron, SKENARI: Allison Schroeder, Elana Lesser, AKTORET: Meaghan Martin., Maiara Walsh, Jennifer Stone, Nicole Gale Anderson, Diego Boneta, etj.
MOSHA E LEJUAR: Mbi 12 vjeç.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›