Femrat sundojnë në Facebook

Femrat kalojnë më shumë kohë në Facebook, kanë më shumë miq dhe postojnë fotografi 5 herë më shumë se meshkujt.
Duke marrë parasysh popullaritetin e rrjeteve sociale, nuk është çudi që shkencëtarët filluan të shqyrtojnë se si ato ndikojnë në sjelljen e njeriut.
Një nga arsyet kryesore se pse femrat janë në Facebook, është ajo sepse duan që të “vërehen” nga të tjerët, përderisa kjo gjë për meshkujt nuk është edhe aq e rëndësishme.
Femrat në Facebook janë të përfaqësuara më 58 për qind, në MySpace 57 për qind dhe në Twitter 64 për qind.
Për femrat gjithashtu është e rëndësishme që edhe partneri të ketë profilin e vet dhe ata postojnë më shumë fotografi të përbashkëta me partnerin, gjë që nuk mund të thuhet për meshkujt.
Edhe pse shumë persona frikoheshin se përdorimi i rrjeteve sociale mund të ndikojë negativisht për shoqërinë në jetën reale, në praktikë u tregua krejtësisht e kundërta.