E Shtunë, 31 Tetor 2026

Margarita Levieva, dashnorja e re e Bondit?

Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 14:26

Dashnorja e re e Xhejms Bondit në vazhdimin 23-të të filmit mund të jetë aktorja amerikane me prejardhje ruse, Margarita Levieva, transmetojnë mediat amerikane.

Pija e adhuruar e agjentit sekret 007 ka qenë vodka e përzier “Martini” dhe “Vesper”, kurse tash edhe dashnorja e tij do të jetë një bukuroshe nga kokteji i tij i adhuruar.

Në fakt, Margarita Levieva është aktore amerikane e lindur në Rusi, e cila duke iu falënderuar bukurisë së përkryer do të mund t’i bashkëngjitet klubit të dashnoreve të Xhejms Bondit.

Ndryshe, Levieva është ish-gjimnazistja e cila ka aktruar me Eshton Kuçer në filmin “Toy boy”, ndërsa ishte partnere e Kristian Suart në filmin “Toka e aventurave”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›