E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova: Skandal tek onkologjiku, ilaçet e tumoreve 8-fish më shtrenjtë

kosovaTiranë- Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova ka bërë publik sot një skandal të ndodhur në QSUT, pasi sipas tij spitali onkologjik ka blerë 8-fish më shtrenjtë ilaçet për pacientët që vuajnë nga sëmundjet tumorale.

Në një prononcim për mediat ai u shpreh se tenderi aktual do të bllokohet, ndërsa ka urdhëruar hapjen e tenderit të ri dhe pritet që deri në datën 15 maj të përfundojë procedura për të blerë ilaçet e reja.

“Nuk mund të pranoj që një ilaç në onkologjik të shitet 8-fishin e normës që normalisht duhet të jetë. Unë do i kërkoj falje pacientëve 100 herë, por kemi bërë përpjekjet maksimale dhe që sot duhet të nisë furnizimi që të mos mungojë asgjë, ndërkohë që tenderi kryesor duhet të mbarojë afatet deri në 15 maj”,- tha Kosova.

Deklarata e tij erdhi gjatë një takimi ku u prezantua nisma për të mundësuar raportimin e incidenteve në spitale. Në bashkëpunim me USAID-in do të mundësohet që personeli mjekësor të raportojne çdo incident që ndodh në spitale, qoftë probleme me paisjet, problemet personale apo shqytrimi dhunës nga pacientët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›