Meta merr mesazhe urimi nga homologët ndërkombëtarë
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Miliband, e quajti këtë një moment të rëndësishëm për Shqipërinë.
“Procesi i integrimit të Shqipërisë ka mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe miqve të tjerë Evropianë. Roli ndihmues dhe konstruktiv i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sidomos për Kosovën është vlerësuar dhe do të mbetet i rëndësishëm”, deklaron ndër të tjera Miliband në mesazhin e tij drejtuar zotit Meta.
Çekia dhe Rumania shprehin gatishmërinë për të ndarë ekspertizën e tyre me Shqipërinë për të lehtësuar integrimin e saj.
Ndërkohë, shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov shpreson që “dialogu ynë konstruktiv do të ndihmojë në bashkëpunimin ndërkombëtar për të mirën e paqes dhe stabilitetit si në gadishullin e Ballkanit, ashtu edhe në Evropë në tërësi”.
Zoti Meta ka marrë një mesazh urimi edhe nga ministri i Jashtëm i Republikës Popullore të Kinës, Yang Jiechi. “Së bashku do të japim një kontribut të ri për shkëmbimin mes dy vendeve dhe të forcojmë marrëdhëniet miqësore tradicionale mes Kinës dhe Shqipërisë”, shprehet Jiechi në mesazhin e tij.