E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fton për investime biznesin boshnjak

Berisha në vijim të vizitës së tij në Nju Jork zhvilloi një takim me Presidentin e Bosnje Hercegovinës, Zeljko Komsiç. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha dhe zoti Komsiç vlerësuan marrëdhëniet politike mes dy vendeve, si dhe ranë dakord për intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ekonomik.     
     
Duke vlerësuar se Bosnjë Hercegovina ka bërë hapa përpara në rrugën drejt integrimit në NATO, Kryeministri Berisha siguroi se "Shqipëria do të mbështesë integrimin e saj në strukturat euroatlantike".
        
Kryeministri Berisha informoi mbi reformat dhe arritjet në fushën ekonomike, duke nënvizuar se disa kompani nga Bosnje Hercegovina operojnë tashmë me sukses në Shqipëri.
     
"Të dy vendet kanë potenciale të mëdha bashkëpunimi, projektet rajonale duhet të jenë intensive dhe të shfrytëzojnë këto potenciale", u shpreh Kryeministri Berisha.
     
Nga ana e tij, Presidenti i Bosnjë Hercegovinës vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e vendit të tij në NATO dhe u shpreh se rruga e përbashkët duhet të jetë edhe drejt Bashkimi Evropian. Në këtë drejtim, Presidenti i Bosnje Hercegovinës u shpreh se "mbështeste projektet rajonale të cilat do të ndihmojnë në realizimin e këtyre qëllimeve madhore".

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›