E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaksinë për mbrojtje nga rrezatimi radioaktiv

Sipas radios ruse “Glas Rusia”, shkencëtarë nga qendra shkencore RAN në qytetin Vlladikaukaz kanë zbuluar vaksinën e cila neutralizon ndikimin e rrezatimit radioaktiv, ndërsa sipas të gjitha mundesive, do të përdoret për të ndihmuar shpëtimtarët që kanë punuar në Fukushima të Japonisë.

Për këtë vaksinë, që është në fazën përfundimtare të studimeve, janë të interesuar edhe ekspertët japonezë, sepse ajo vepron edhe në rastet kur rrezatimi radioaktiv në ajër është një mijë herë më i lartë se sa ai i lejuar.

Sipas fjalës se drejtuesit të degës për bioteknologji të qendrës studimore në Vlladikaukaz, Vjçesllav Malijev, vaksina është zbuluar në bashkëpunim me agjencitë aerokozmike të SHBA-së dhe studimet janë në fazën përfundimtare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›