Vala e dhunës në Francë, policë në shkolla

Në Francë do të vendosen policë nëpër shkolla për të ndaluar valën e dhunës si dhe për të denoncuar rastet e prindërve që nuk cojnë fëmijët në shkollë. Kjo është receta e presidentit francez i cili ka vënë theksin në temën e pasigurisë. Sarkozi do i propozojë drejtorive të më shumë se 50 shkollave në vend që të sistemojnë një polic i cili do të ketë zyrën e tij, në brendësi të shkollës. Gjithashtu parashikohet dhe ndërprerja e ceqeve familjare, në rast se prindërit që marrin asistencë nga shteti nuk dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.