E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financime për universitetin e sporteve

Rrugë të hapur për të gjitha investimet në objektet sportive në mënyrë që të plotësohet i gjithë kampusi universitar sportiv. Ky ishte premtimi i kryeministrit Berisha i cili përuroi sot sallën e re të lojrave në Universitetin e Sporteve Tirana, një investim mbi 700 milionë lekë i qeverisë shqiptare. Vetë kryeministri Berisha ishte prezent në Universitetin e Sporteve ku në prani të gjithë stafit akademik premtoi miratimin e të gjitha projekteve.

"Në të njëjtën kohë ne do të na duhet, e pa dyshim shpresoj që do ta kemi, sic e kemi pasur, të vazhdojmë këtë mbështetje deri në krijimin dhe plotësimin njerëzor dhe infrastrukturor, deri në realizimin e kampusit universitar sportiv të Shqipërisë", tha Vesel Rizvanolli, rektor i UST.

"Ne do investojmë tek kju për të gjitha lehtësirat, instalimet, që ju ju nevojiten të përmbushni një detyrë të madhe kombëtare. Sporti është i një rëndësie parësore kombëtare, po ne mbetemi të vendosur tu mbështesim ju në të gjithë përpjekjet për të masivizuar, për të shtrirë, edukimin sportiv të qytetarëve shqiptarë në të katërt anët e vendit", tha Berisha.

Para disa kohësh qeveria shqiptare me propozim të MASH miratoi ngritjen e UST, një nismë e rektoratit të ish Akademisë. Rektori i UST, Vesel Rizvanolli, si premtim më të afërt të kryeministrit morri ngritjen e impiantit të pishinës sportive brenda kampusit universitar sportiv.

Gerti çarçani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›