E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vala e të nxehtit do të zgjasë deri më 15 gusht

TIRANE- Vala e të nxehtit që ka mbërthyer këto ditë edhe ven din tonë, do të zgjasë deri në mesin e gushtit. Sipas sinoptikanëve, temperaturat do të shënojnë rritje çdo ditë dhe nuk do të përjashtohen as ditët kur termometri do të shënojë edhe 40 gradë celsius.

Ndërkohë, sipas parashikimeve të motit edhe mëngjeset do të jenë të nxehta. Sinoptikanët shprehen se vetëm pas mesit të gushtit mund të pritet një rënie e lehtë dhe graduale e këtyre temperaturave të larta të cilat do të na shoqërojnë këto ditë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›