E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazistët mbetës, si do iu njihen notat vitin tjetër

TIRANË- Nxënësit e vitit të katërt të shkollave të mesme, të cilët nuk mundën të kalojnë vitin shkollor, do të mund të transferojnë kreditet që kanë marrë në këtë vit shkollor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar udhëzimin e plotë se si do të procedohet me këtë kategori për vitin shkollor 2011-2012.

Ndërkohë që po në të njëjtin udhëzim, sqarohet se regjistrimet për në shkollë do të kryhen nga data 1-11 shtator, por nxënësit e klasave të 10-ta duhet të dorëzojnë më parë formularin, në mënyrë që drejtuesit e shkollave të dinë se si do të bëjnë edhe ndarjen nëpër klasa.

Gjithashtu në udhëzimin përkatës të MASH-it, thuhet se “Gjeografia 10” është e njëvlershme me lëndën “Shkenca e tokës” në kurrikulën e re, ndërsa “Njohuri
për shoqërinë 10” është e njëvlershme me lëndën “Qytetaria 10” në kurrikulën
e re.

Ndërkohë që udhëzimi detajon edhe se si do të veprohet me kurrikulën me zgjedhje. Në total, në klasën XII, nxënësi duhet të realizojë 30 kredite. Krahas kurrikulës bërthamë dhe me zgjedhje, shkolla t’i krijojë kushte nxënësit të realizojë përgjatë klasës XII-të gjysmë krediti për shërbim komunitar dhe një kredit për module profesionale.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›