MEGA akuza PBDNJ-së: Manipuloi zgjedhjet në Finiq
GJIROKASTER - Kreu i Partisë së Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA), Kristaq Kiço, ka denoncuar dje manipulimet e bëra sipas tij në rivotimin e komunës së Finiqit, nga ana PS-së dhe PBDNJ-së, qëllimi i të cilave sipas tij ka qenë tjetërsimi dhe ndryshimi i votës së lirë të banorëve.
Rinumërimi dy ditë më parë i votave në KQZ për këtë komunë solli edhe fitoren e kësaj force politike, ku sipas rezultatit të KQZ-së, kandidati i MEGA-s, Ziso Lluci fitoi me pesë vota ndaj përfaqësuesit të PBDNJsë, Sokrat Spiro.
Sipas kreut të MEGA-s, “tashmë u vërtetuan manipulimet. Ne më herët evidentuam gjatë procesit se 4 komisionerë të PS në KZAZ Nr.64 Delvinë, në mënyrë të qëllimshme deformuan vullnetin e popullit dhe banorëve të Finiqit, duke nxjerrë fillimisht me një votë fitues kandidatin e PBDNJ–së, më pas kontestimi dhe e drejta bëri që KQZ-ja të legjitimojë rezultatin përfundimtar me fitues Ziso Llucin”, - u shpreh ai.
Më tej Kiço, në deklaratën e tij është ndalur në çështjen e regjistrimit të popullsisë, duke u shprehur se ky është një proces i rëndësishëm për gjithë shqiptarët, pavarësisht kombësive të ndryshme.
(m.a/GSH/BalkanWeb)