Kinë, rimëkëmben fluturimet ndërkombëtare

Që nga qershori, kompanitë ajore kineze “China Eastern Airlines” dhe “China Southern Airlines”, kanë shënuar një rritje të ndjeshme të fluturimeve ndërkombëtare duke ndihmuar në rimëkëmbjen e këtij sektori.
Rritja vjen pasi janë shtuar ndjeshëm kërkesat e udhëtimeve me destinacione të njohura turistike në Europë, Australi, Japoni, Korenë e Jugut, Hong-Kong dhe Azinë Juglindore.
Në kryeqytetin kinez Pekin, dy aeroportet ndërkombëatre kanë rifilluar fluturimet në nëntë linja ndërkombëtare dhe rajonale në korrik, ndërsa pritit që shumë shpejt me rifillimin punës së “Air China”, të arrihen 70 destinacione ndërkombëtare dhe rajonale.
Sipas të dhënave të platformës inteligjente të udhëtimeve të Kinës “Flight Master”, nga 17 deri 23 korrik, rreth 7 361 fluturime ndërkombëtare u nisën nga Kina, 1.5 për qind më shumë se java pararendëse.
Azia Juglindore u bë destinacioni kryesor ndër të gjitha rajonet, duke zënë 42.9 për qind të fluturimeve dalëse.
Ndërsa, Koreja e Jugut fqinje e Pekinit ishte destinacioni kryesor i fluturimeve nga Kina, që u mëkëmbën në mbi 60 për qind të tyre.
Ekspertët thanë se në Kinë ka pasur gjithashtu një rritje të kërkesës për udhëtime për Azinë Juglindore dhe vendet pjesëmarrëse në “Një brez, një rrugë”.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh /