E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdano: Reali më i mirë kur luan Ronaldo

Menaxheri i Realit të Madridit, Jorge Valdano, thotë se ata janë një ekip shumë më i mirë kur luan Cristiano Ronaldo.

Ronaldo shënoi dy gola për Realin në fitoren e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Olympique Marseille.

"Ndeshja u fituam me autoritet. Ne luajtëm me ambicie dhe nuk lëshuam pe në mbrojtje. Prania e Cristianos na bën më të fuqishëm pasi ai tremb kundërshtarin, ai shënon gola me lehtësi dhe i jep vetëbesim grupit", ka thënë Valdano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›