E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre akademikët e rinj, ceremoni për Angjelin, Anastasin dhe Malollarin

Akademia e Shkencave zyrtarizoi sot tre anëtarët e rinj të asociuar të Akademisë. Ka qënë vetë kryetari i kësaj akademie Gudar Beqiraj i cili në një ceremoni të thjeshtë, por kuptimplotë sipas tij, iu ka dorëzuar diplomat përkatëse të tre akademikëve, Anastas Angjeli, Aurela Anastasi dhe Ilirian Malollari
Për të tre akademikët e sapozgjedur , diplomimi ka qënë një emocion i veçantë dhe një shtysë e madhe për të çuar përpara punën e kësaj akademie.
Antarët e rinj janë zgjedhur nga Asambleja e Akademisë së Shkencave. Anastas Angjeli është zgjedhur për fushën e ekonomisë me 19 nga 32 vota , për drejtësinë është zgjedhur Aurela Anastasi me 18 nga 32 vota dhe akademik i asociuar i kimisë është zgjedhur Ilirian Malollari me 19 nga 32 vota. Me zgjedhjen e tre akademikëve të rinj numri i tyre shkon në 28 .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›