E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irakenët: Përgjegjës për sulmet me bomba, militantët e Al Kaeda-s


Zyrtarët irakenë deklarojnë se militantët e Al Kaeda-s mund të jënë përgjegjësit kryesorë për sulmet vdekjeprurëse me bomba në Bagdad që provokuan 127 të vrarë dhe mbi 500 të plagosur. Shpërthimet e së martës ndodhën pranë ndërtesave të gjykatave, zyrave të ministrisë së Financave, një postblloku të policisë dhe në afërsi të një universiteti. Shpërthimet ndodhën në ditën kur autoritetet e Irakut përcaktuan 7 marsin si datë për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në vend. Sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon i cilësoi sulmet "të tmerrshme dhe të papranueshme", ndërsa zvpresidenti amerikan Joe Biden u ka telefonuar presidentit dhe kryeministrit të Irakut për t'i dënuar sulmet dhe për t'u shprehur atyre ngushëllime. Sulmi i parë kishte në shënjestër një rajon policie në rajonin Doura, një lagje kryesisht sunite. Katër bombat shpërthyen thuajse në të njëjtën kohë në zona të ndryshme të Bagdadit. Al Kaeda ka ndërmarrë një sërë sulmesh gjatë muajve të fundit në Irak, vetëm në tetor autobombat provokuan të paktën 155 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›