I duhen para për tu martuar me Jennifer Lopez

I dashuri i Jennifer Lopez, Casper Smart dëshiron të martohet me yllin sapo të stabilizohet financiarisht.
43 vjeçarja dhe 25 vjeçari filluan lidhjen e tyre vetëm pak muaj pasi që ajo u nda nga bashkëshorti i saj it retë Marc Anthony në korrik të 2011.
Duket se Casper sëpo mund të durohet për t’ia bërë propozimin.
“Ai po ju thotë miqve dhe familjarëve se do t’i propozojë shpejt. Ai dëshiron të martohet me të dhe ajo i ka thënë se është gati, edhe pse kjo do të jetë martesa e saj e katërt”, tha një mik i afërt me valltarin.
Por dihet se nuk është e lehtë të mbash një grua si Jennifer Lopez prandaj Casper ka nevojë edhe për një stabilitet financiar dhe ka thënë se do të nis edhe një biznes të tij për t’ia arritur qëllimit.
J.Lo ka edhe dy fëmijë binjakë 4 vjeçar nga martesa e saj e fundit./Indeksonline/