Valë e dy Drinave të moçëm...
Këtu e një shekull më parë, Franc Nopça, në udhëtimet që bënte në Veriun e Shqipërisë, ka shkruar një poezi ku tregon se si një natë, kur ishte bujtës në kullën e një shqiptari, i zoti i shtëpisë u çua disa herë dhe hapi derën, pasi i bëhej se dikush
Hamit ALIA
Agim Spahiun e kam njohur në fillim të viteve ’70 të shekullit të kaluar. Aso kohe ai ishte student për gjuhë-letërsi në Shkodër dhe, po në këtë qytet, unë vazhdoja shkollën e mesme.
Në atë moshë rinore, të jetoje në Shkodër, ishte diçka e ëndërrt, qiellore. Shkodra, “dashnorja e qiejve të kaltër”, siç e kishte quajtur Migjeni, si djep i kulturës kombëtare, përmbante në vetvete gjithë kalendarët e kësaj kulture dhe ne poetëve të rinj na dukej se i jetonim të gjitha kohërat njëherësh. Sapo dilnim nga legjenda te kalaja e Rozafës, ku guri i bardhë pikonte qumështin e saj, na dukej se në kthinat e kalasë, diku, kishim lënë Barletin dhe B-të e tjera të mëdha të gjuhës shqipe.
Pendëtarët më të mëdhenj të shkrimtarisë shqipe kishin jetuar apo punuar në këtë qytet dhe prania e tyre, edhe për së vdekuri, ndihej kudo. Ja, aty ishte shtëpia e martirit më të ri të letrave, Migjenit, pak metra më tej, varri i Fishtës, për të cilin flitej vetëm nën zë, më tej vendet ku Mjeda kishte shkruar përmendoret e tij të fjalës, e kështu me radhë. Emrat ishin të pafund, hijerëndë në madhështinë e tyre, por përmendoret për ta pothuaj mungonin, aq më keq, emrat e shumicës prej tyre s’mund të përmendeshin, ndonëse ata ishin pjesë e pavdekshme e kujtesës kombëtare.
Ishim shumë të rinj dhe romantizmi i moshës s’na lejonte të besonim, as të kuptonim zezonën e madhe që kishte ndodhur.
Megjithatë, pasditeve, te Kafja e Madhe, një grup poetësh: Frederik Rreshpja, Visar Zhiti, Agim Spahiu e ndonjë tjetër, të cilët më merrnin në shoqërinë e tyre, ndonëse isha vetëm 16-17 vjeç, flisnim me guxim për emrat e ndaluar, me të cilët çdo kulturë do të krenohej.
E për ironi të fatit, edhe këta emrat që i përmenda, do të kishin disi fatin tragjik të njëjtë me paraardhësit e “fesë së përbashkët”, poezisë.
Frederik Rreshpja e Visar Zhiti do të burgoseshin e do të ishin “emra të ndaluar” për shumë kohë, Agim Spahiu e të tjerë do të degdiseshin fshatrave të Veriut të Shqipërisë. Megjithatë, “e para qe fjala”, thonë librat e shenjtë. Dhe ajo s’mund të vritet.
Këta poetë, ndër ta edhe Agim Spahiu, edhe në kohën e zezonës, e gdhendën me guxim fjalën poetike shqipe dhe mbesin zëra yllësorë të poezisë së re.
* * *
Për më se njëzet vjet, Agim Spahiu do të jetonte e shkruante në fshatrat e Hasit. Vetëm vitet e fundit të jetës së tij do të transferohej në qytetin e lindjes, në Kukës.
Atje, në vetminë e largët, në “murgërimin” e gjatë poetik, do të shkruante librat e tij. Megjithë dramën e gjithkundgjendëshme në poezinë që shkroi, tipar kryesor i kësaj poezie do të ishte krenaria dhe shpresa. Hasin e vetmisë ai do ta quante “Hasi i Bardhë” në një titull libri (“Këngë për Idën dhe Hasin e Bardhë”). Agim Spahiu kredon e vet poetike do ta shpallte qysh në librin e parë me titullin e thjeshtë por domethënës: “Lirisë”.
Ai do të mbetej përgjithnjë këngëtar i Lirisë. E këtë liri ai do ta gjente, së pari, në shpirtrat e njerëzve me të cilët jetoi dhe të cilëve u këndon, siç vihet re edhe në titujt e librave të tij: “Duart e punës”, “Vjen një moshë”, “Është koha të duhemi” e, së fundi, në përmbledhjen “Njeriu mbi Pikëllimë”, që pa dyshim hyn në librat më cilësorë të poezisë së atyre viteve dhe ende rri me dinjitet në çdo bibliotekë.
Njeriu në poezinë e Agim Spahiut është edhe qenie, edhe metaforë, është histori e dramë, është kujtesë e ardhmëri. Njeriu i poezisë së tij rri mbi pikëllimat: Pikëllimën – mal i vendlindjes së poetit e Pikëllimin – metaforë e përjetshme që shoqëron njerëzit e krejt Dheut.
Njeriu në poezinë e Agim Spahiut është sa konkret, aq edhe i ëndërruar. Metaforikisht, njeriu i A.Spahiut është liri.
Edhe kur s’ka mundur të flasë për liri të munguar, ai si rilindasit, i është drejtuar historisë së shkruar.
Në të gjithë librat e tij gjen poezi me temë nga historia dhe luftërat e shqiptarëve për Lirinë.
Ciklet për Luftërat e Lumës a Kosovës e ilustrojnë këtë dhe japin njërin nga portretet poetike të A.Spahiut: poetin epik. Thashë njërin nga portretet, sepse A. Spahiu më shumë se poet epik, është një lirik i hollë dhe gjithashtu poet meditativ. Ashtu, i imët, pak i zbehtë, serioz dhe të shumtën e herës i menduar deri në heshtje, por shpërthyes i çuditshëm në “orët hyjnore poetike”, ose në orët e mërzitshme të përditshmërisë, Agim Spahiu ishte një pasqyrë njëmijëcopëshe e poezisë së tij, të hollë, plot ndjenjë, elegancë e shpërthim, vijim i shpirtit anonim verior, ku fjala është respektuar si shenjtëri, përgjithmonë.
Raporti Jetë-Vdekje, i thënë herë frikshëm, herë trimërisht e në të shumtën e herës i pazbërthyeshëm që nga vepra e parë letrare e njerëzimit e deri sot, dukej se përbënte enigmën e tij, çka e ka shprehur disa herë për së gjalli në shkrimtarinë e vet. Diku, në një poezi, ai thotë se ka vdekur dhe pyet “pse s’më varrosin?!”, e më vonë, në një letër dërguar Shefqet Dibranit, një mikut të tij në Kosovë, prapë e përmend fjalën vdekje, duke shpallur se vdekjes fizike s’ia ka frikën.
Parandjenjë për “Këngët e pakëndueshme”? S’i dihet! Dihet vetëm se ai iku i ri nga kjo jetë. I ri e i vjetër. Pleqnar i ri i fjalës së vjetër poetike...
I lindur aty ku bashkohen dy Drinat e shqiptarëve, i Bardhi dhe i Ziu, i lindur vetëm pak kilometra larg vendit ku kish ndodhur gjëma e madhe, copëtimi i Shqipërisë, pra, krejt afër ish-kufirit shqiptaro-shqiptar, Agim Spahiu, si preokupim të përjetshëm poetik e shpirtëror, do të kishte pikërisht këtë gjëmë: copëtimin.
Ai e dinte se ç’kumte sillnin dy Drinat, që vinin nga toka shqiptare të përtej Murit. Dhe këto kumte ai i kthente në poezi, sa lejonte koha e Ndalimit, bile më tej.
Vjershat në formë letrash dërguar R. Qoses, Ali Podrimjes, etj. të përtej Murit e dëshmojnë përkushtimin e gjithhershëm të poetit në lëmin e sipërfolur. Madje, njëra nga këto vjersha (“Është koha të duhemi”) thënë ndryshe: Është koha të bëhemi një, u bë dhe titull i librit, të cilin në gjallje të tij Agim Spahiu e kishte librin më të dashur.
Por librin më të bukur që kish shkruar, ai s’arriti ta ketë në duar: është fjala për librin “Njeriu mbi Pikëllimë”, që u botua pak muaj pas vdekjes së poetit, në Prishtinë, më 1993.
Kosovën, që ai kishte ëndërruar ta shkelte qoftë vetëm një herë, tash e përgjithmonë do ta jetojë në formë kënge.
* * *
Këtu e një shekull më parë, Franc Nopça, në udhëtimet që bënte në Veriun e Shqipërisë, ka shkruar një poezi ku tregon se si një natë, kur ishte bujtës në kullën e një shqiptari, i zoti i shtëpisë u çua disa herë dhe hapi derën, pasi i bëhej se dikush po trokiste. ”Po e lë derën hapur”, i tha ai bujtësit, “sepse po troket shpirti i një miku që më ka vdekur do kohë më parë.”
Agim Spahiu, miku i poetëve dhe i poezisë, ka 16 vjet që ka vdekur. Shpirti i tij s’ka nevojë të trokasë netëve në dyert e poezisë, as të kujtesës së miqve. Ato dyer i ka të hapura përgjithnjë, sepse i ka çelur vetë. Ai mbetet poeti më i spikatur i derisotëm në qiellin e Lumës e të Hasit. Një valë e pavdekshme e dy Drinave të moçëm të shqiptarëve.
17 Gusht 2009