Valë lirimesh në QSUT

Burime nga QSUT-ja bënë të ditur se do të lirohen nga detyra të 85 kryeinfermierëve, 11 laborantëve dhe 1 fizioterapist. Sipas drejtorit të kësaj qendre, Sajmir Ivziku, ky proces është vijueshmëri normale në kuadër të reformimit të institucionit.
“Si pjesë e urdhrit janë përshkruar dhe etapat në të cilat do ecet deri në përzgjedhjen e kryeinfermiereve dhe laborantëve të rinj. Do të jetë një proces transparent, aspak përjashtues, por gjithëpërfshirës, që do të thotë se të gjithë ata që janë liruar sot nga funksionet janë të mirëpritur të aplikojnë për zgjedhjet e reja", tha Ivziku.
Deri në përfundimin e një procesi të tillë testimi dhe përzgjedhjen e kryeinfermierëve dhe laborantëve të rinj, do të komandohen kryeinfermierë dhe laborantë nga shefat e shërbimeve. /Start/
2011-09-30 16:08