Vrasja e Arjan Selimit, dyshohet grupi rival

Ky shtetas u qëlluar me breshëri plumbash mbrëmjen e së hënës në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.
Një ditë më parë, prokurorë dhe ekspertë janë mbledhur për të analizuar çdo detaj lidhur me ekzekutimin mafioz të Arjan Selimit, të akuzuarit si anëtar i një rrjeti të trafikut të heroinës dhe kokainës. Mbledhja u zhvillua mesditën e djeshme në ambientet e prokurorisë së Tiranës, në duart e të cilës ndodhet dhe dosja “Selimi”.
Ekspertë të Policisë së Shtetit u panë të ngjisin shkallët e prokurorisë, rreth orës 13:30 ku analizuan më pas gjatë mbledhjes maratonë të gjithë dosjen. “Po hetojmë në disa pista për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të ekzekutimit të Arjan Selimit. Më kryesja është ajo e përplasjeve për shkak të aktivitetit të paligjshëm të trafikut të drogës. Megjithatë nuk mund të lëmë pa marrë në konsideratë dhe pista të tjera”, - tha një burim nga prokuroria, duke mos dhënë detaje të mëtejshme lidhur me vrasjen.
Burime të rezervuara thanë për “Gazeta Shqiptare” se dyshimet për ekzekutimin e Arjan Selimit bien mbi një grup rival në trafikut e narkotikëve, grup i cili kohët e fundit ka humbur një pjesëtar aktiv të tij, që është ekzekutuar pak kohë më parë në Tiranë. Hetuesit dyshojnë se vrasja e Selimit është bërë në shenjë hakmarrje pikërisht nga ky grup rival, që konsiderohet si mjaft i fuqishëm në trafikun e drogës. Arjan Selimi u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në rrugicën para pallatit të tij, që ndodhet në rrugën “Stavri Themeli”, tek ish-parku i Autobusëve në Tiranë.
I akuzuari për trafik droge, që po gjykohej dhe nga gjykata e Krimeve të Rënda, ndodhej në kafe me mikun e tij Sokol Koçiu dhe bashkëshorten e këtij të fundit L.Koçiu, kur një person i panjohur ka hyrë disa herë tek lokali dhe e ka vështruar dyshimtë. Selimi mendohet ta ketë ndjekur nga mbrapa dhe sapo është larguar vetëm 50 metra nga lokali është qëlluar me breshëri automatiku. Plot 5 plumba e kanë zënë në kokë dhe trup duke i shkaktuar vdekjen. Në ngjarje mbeti i plagosur dhe një kalimtar i rastit, K.Kola. /Start/
2011-10-01 09:35