Leku iu “nënshtrua” euros dhe dollarit

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro u këmbye gjatë shtatorit me mesatarisht 140.5 lekë.
Në gusht euro pati kushtuar mesatarisht 139.9 lekë, ndërsa dollari 97.5 lekë. Në krahasim me shtatorin 2010, leku ka humbur 2.5 për qind të vlerës së vet kundrejt euros dhe ka fituar 2.7 për qind kundrejt dollarit amerikan.
Sipas të dhënave historike të Bankës së Shqipërisë, tetori është një muaj ku leku nuk ka një tendencë të qartë forcimi apo dobësimi. Të dhënat nga viti 2002 e pas, tregojnë se në tre raste leku është forcuar kundrejt euros, në katër raste është dobësuar dhe në dy raste ka qëndruar stabël.
Leku i nënshtrohet efekteve sezonale të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm. Sezoni turistik dhe ardhja e emigrantëve për pushime në gusht dhe dhjetor shoqërohet me forcim të lekut, ndërsa largimi i fitimeve të koorporatave në shkurt-mars si dhe rritja e importeve gjatë dimrit shoqërohet me dobësim. /Start/
2011-10-01 11:42