E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia: Kemi vendosur të mos shesim David Villan

Valencia- ‘Dëshiroj të konfirmoj vendimin që kemi marrë për të mos e shitur David Villan’. Kështu është shprehur Presidenti i Valencias, Manuel Llorente, duke konfirmuar se do të bëjë gjithçka për ta mbajtur yllin spanjoll atë në skuadër.

“Ne e kemi marrë këtë vendim pas diskutimeve disaditëshe dhe duke shqyrtuar përparësitë dhe të metat e ofertave që na janë bërë”. “Villa është sulmuesi më i mirë në Evropë dhe ne kemi fatin që ai është te Valencia”.

Këto komente Llorente i ka bërë një ditë pasi presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, deklaroi se ishte vetëm çështje kohe kur Villa do të transferohej te Reali. Dhe Perezi dy premtime të majme i mbajti, ndoshta është gati edhe për të tretin. Ndërsa Llorente kërkon vetëm që çmimi i kartonit të tij të rritet edhe më shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›