Emir Bajrami mahnit Suedinë
Stockholm- Talenti kosovar me pasaportë suedeze, Emir Bajrami është duke bërë përshtypje të madhe në futbollin Suedez, pas paraqitjeve të tij të suksesshme në ndeshjet e Kampionatit Evropian Under 21.
Emiri lindi në Kosovë dhe i përket datëlindjes 1988 dhe luan në pozitën e mesfushorit të majtë. Nga ekspertët e futbollit suedez cilësohet si talent dhe vlerësohet për kontrollin e shkëlqyer të topit.
Në 28 paraqitje me ekipin U 21 të Suedisë ka shënuar 5 gola. Në ndeshjen me Bjellorusinë pati një paraqitje të mrekullueshme duke dhënë edhe një asist.