Kosovarja në “Eurosong” si përfaqësuese e Zvicrës
ZVICER- Një shqiptare pretendente për të përfaqësuar Zvicrën në Festivalin Europian të Këngës në Rusi. Sipas medias së shkruar zvicerane, këngëtarja shqiptare, Arjeta Zhuta, mësohet të jetë kandidatja me potenciale dhe me e mundshme për përfaqësimin e helvetëve në Eurovision, i cili do të zhvillohet në Rusi më 16 maj. Arjeta Zhuta sipas medias vendase më shumë mundësi do të jetë e pranishme në Rusi ku do të zhvillohet evenimenti më i madh europian i këngës. E njohur ndryshe në botën e muzikës si Ari, Arjeta Zhuta, në vitin 2006 ka fituar konkursin më të madh të talenteve në Gjermani “PopStar”. 22 vjeçarja nga Kosova, aktualisht banon në Uitikon Valdeg në Zvicër. Mediat zvicerane, gjithashtu kanë parashikuar se nëse Arjeta përfaqëson Zvicrën në Rusi ajo mund të marrë 12 pikë nga Shqipëria, Maqedonia, Gjermania, Austria, sepse njihet shumë mirë nga këto shtete, prandaj e shohin fituese të Eurovizionit. Ndërkohë Shqipëria pritet ta zgjedhë përfaqësuesin e saj për në Eurosong pas festivalit të fundvitit, fituesi i të cilit do të shkojë në Rusi.
(a.r/news24/balkanweb)