E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjarët e të zhdukurit: Ja pse djali u nis në mërgim

Familjarët e Ndriçim Myftarit, i cili rezulton i zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme pas tragjedisë në ujërat e liqenit të Butrintit, tregojnë arsyet pse adoloshenti kishte marrë rrugën e vështirë drejt Greqisë. 

LUSHNJE- Ankth, shpresë dhe këlthitje shpirtrash në familjen e 17 vjeçarit të zhdukur nga Bubullima e Lushnjes. Asnjë shenjë jete deri tani për Ndriçim Myftarin 17 vjeçarin që rezulton i zhdukur nga mbrëmja e së dielës pas mbytjes së varkës në liqenin e Butrintit me 24 persona në bord. Ndërsa polumbarët kanë reshtur kërkimet me shpresën se i riu mund të ketë mbijetuar dhe të ketë kaluar anën tjetër të kufirit, në familje ndihet parandjenja e një tjetër tragjedie.
Familjen Myftari e ka përfshirë konfuzioni, largimin e Ndriçimit 17 vjeç e lidhin me kushtet e vështira ekonomike, ku ëndrra më e madhe e Ndriçimit dhe e shokëve të tij që gjendeshin mbrëmë në varkën fatkeqe ishte të lanin borxhet e familjes
Banesave e të tre të rinjve janë në një gjendje të një jetese nën kufirin minimal ekonomik. Toka dhe bagëtitë nuk ofrojnë aq sa për të mbijetuar. Shtëpitë e ndërtuara me qerpiç si në kohën e paranjeriut do ti thonin gjithsecilit që do të kishte lindur këtu pa asnjë ofertë më të mirë se duhet ikur pavarësisht kostos, e cila më shpesh për shqiptarët po rezulton një kosto e paguar me jetë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›