Valiasi, nga qendër e qymyrgurit, në “kërthizën” mes Tiranës, Durrësit e Shkodrës, për tregtimin e prodhimeve bujqësore

Valiasi, dikur një nga qendrat më të njhohura në Shqipëri për shkak të minierës së qymyrgurit, pritet të kthehet një nga parqet ekonomike më të mëdha multifunksionale në prodhimin dhe tregtimin e perimeve dhe të frutikulturës.
Qeveria vendosi sot në dispozicion të kësaj qendre një fond prej 600 000 000 lekësh (rreth 6 mln euro) , i cili parashikon zhvillimin e modelit të integruar në formën e një parku multifunksional me temën e 100 Fshatrave në Valias. Projekti, duke pasur parasysh se zona është mjaft e njohur në fushën e prodhimit të perimeve do të realizohet nëpërmjet një bashkëpunimi mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Valias është pjesë Kamzës dhe ka qenë si pikë kryqëzimi e rrugëve nga fusha e Tiranës në Durrës e Shkodër. Dukset se është pikërisht ky pozicionim strategjik që ka bërë që Valiasi të marrë një fond të kosniderueshëm si pjesë e projektit me temën e 100 Fshatrave. Nga ana tjetër Valiasi ka edhe rezerva të mëdha qymyrguri dhe si rrjedhim dekada më parë ka qenë ngritur edhe “Miniera e qymyrgurit e Valiasit”.
Çfarë parashikohet të ndërtohet në Valis?
Si pjesë e projektit të “100 Fashtrave” në Valis pritet të ndërtohet rrjeti i markatave/dyqaneve të produketeve shqiptare dhe tradicionale. Produktet tradicionale shqiptare kanë treguar që e kanë të vështirë depërtimin në tregjet dhe dyqanet e shitjes me pakicë. Kjo në mbështetje të “hallkës” së fundit, atë të shitjes.
Programi ‘100 fshatrat’ nisi në korrik të vitit 2018 me krijimin e “Akademisë 100 fshatrat”, në përbërje të së cilës ishin 22 grupe pedagogësh dhe studentësh nga 6 universitete të vendit, që në bashkëpunim me ministritë e linjave hodhën në letër propozime konkrete për çdo fshat.
Projekti synonte përmirësimin e infrastrukturës publike, zhvillimin ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike, si zhvillim të kapitalit njerëzor.
/rtsh.al/ a.meta