E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valtoni, spot në Paris

Njëri prej këngëtarëve që ka shijuar edhe ekranet e televizioneve evropiane, duke u paraqitur në Viva Swis, Valton Krasniqi ka realizuar një këngë të re e cila quhet “Sytë e tu”.

Kënga, e cila është realizuar para dy jave, është punuar me produksionin MaXimus. Në këngë ka ambiente të ndryshme të Parisit, ndërkaq kënga flet për një dashuri të humbur të këngëtarit.

Valton Krasniqi, përpos paraqitjes së tij në Zvicër, shpesh realizon këngë në Kosovë, edhe pse kritikët e kritikojnë atë pasi që konsiderojnë se këndon këngë “tallave”.

Dhe ata kanë të drejtë pasi që në fillimet e karrierës së tij Valtoni ka kënduar këngë të këtij zhanri, por thuhet se miqësia më këngëtarë të estradës ka bërë që ai ta ndërrojë zhanrin e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›